Një fëmijë është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një shkollë fillore në kryeqytetin kroat, Zagreb.
Autori i sulmit, 19-vjeçar, i cili besohet të jetë një ish-nxënës, hyri në një klasë në Shkollën Fillore Prečko herët në mëngjesin e së premtes dhe sulmoi mësuesen dhe disa fëmijë me thikë.
Sipas Associated Press, fëmija që humbi jetën ishte një vajzë 7-vjeçare.
Mësuesja ka pësuar dëmtime të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike, tha Spitali Sveti Duh. “Atentatori është arrestuar. Personat e plagosur po marrin trajtim mjekësor,” tha policia e Zagrebit.
/tiranapost