Lajme

“Një fillim i ri, shumë më i ndryshëm”, çfarë po paralajmëron Abdixhiku?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka falenderuar të gjithë delegatët për vazhdimin e udhëheqësisë së kësaj partie nga procesi i votëbesimit që iu dha të shtunën në Kuvendin e Punës.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në jetë duhet pasur vullnet e durim për të mirat që do vijnë.

Pasi i mbijetoi votëbesimit, Abdixhiku fton kritikët të bashkohen pas tij

“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj.” Ju faleminderit për demokracinë maksimale, për besimin e ri e të pastër; dhe për një fillim të ri, shumë më të ndryshëm. Ecim bashkë tani!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, Abdixhiku i ka mbijetuar votëbesimit të kërkuar nga vetë ai të shtunën, në Kuvendin e partisë, duke u konfirmuar me shumicë votash për të vazhduar udhëheqjen e LDK-së.

Të Ngjashme