Lajme

Një grua gjendet nga familjarët pa shenja jete në shtëpi

Një ngjarje e rëndë është raportuar të martën në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se rreth orës 17:30 të datës 15 korrik, në rrugën “Mursel Rexhi”, është raportuar për një trup të pajetë në një shtëpi private.

Viktima është identifikuar si V.D., rreth 66-vjeçare, e cila sipas familjarëve ishte gjetur e shtrirë në shtëpi dhe më pas ishte nxjerrë në oborr. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë, mjekësia emergjente dhe forenzika, të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj.

Me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prokurori ka iniciuar rastin si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për këtë rast janë duke vazhduar në koordinim me njësitë relevante të Policisë dhe Prokurorisë.