Një grua në Mitrovicë dyshohet se në rrethana të pasqaruara ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë.
Lajmin për tëvë1.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Zahitit, viktima si pasojë e lëndimeve të marra fillimisht është dërguar në spitalin rajonal, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ai po ashtu ka njoftuar se rasti është iniciuar si ‘vetëvrasje në tentativë”.
“Është raportuar se viktima në rrethana të pasqaruara ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë, e cila ka pësuar lëndime. E njëjta nga familjarët është dërguar në spitalin rajonal, më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘vetëvrasje në tentativë’”- ka thënë Zahiti./teve1.info/