Një grua është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme në Istog.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se e plagosura është transportuar në Spitali Rajonal i Pejës për trajtim mjekësor.
Rugova tha se Policia ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe se organet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të incidentit.
“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar nga emergjenca në Istog se një person është plagosur me armë zjarri, e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova. /teve1.info/
