Lajme

Një grua raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin për një borxh 300 euro

Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 të këtij muaji i është rrëmbyer djali i saj dhe është mbajtur “derisa t’i paguanin një borxh në shumë prej 300 euro”.

“Me 20.12.2024 është raportuar se me datën e lartcekur, ankuesja femër kosovare, kishte raportuar se disa person-a i kishin rrëmbyer dhe mbajtur djalin e saj viktimën mashkull kosovar derisa t’i paguanin një borxh në shumë prej 300€”, thuhet në raportin 24 orësh.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.