Nëse jeni mësuar të përdorni tualet gjithë kohës dhe keni frikë se po mos ta përdorni fytyra juaj nuk do të duket më aq e bukur, mos u shqetësoni – është vërtet e shëndetshme të lini lëkurën tuaj të marrë frymë dhe të pushojë, thotë Michelle Green.
Lëkura jonë prodhon natyralisht një substancë të quajtur sebum. Dhe ndërsa mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket më me yndyrë, ka edhe disa aspekte pozitive që kjo lëndë sjell. Sebumi vepron si një pengesë kundër mikroorganizmave dhe ndihmon për të mbajtur lëkurën tuaj të lagur. Kështu që është mirë të lejoni që lëkura juaj të bëjë punën e saj vetëm një herë në disa kohë, pa pasur një shtresë të disa produkteve mbi të.
Mund të ndihmojë të ndaloni përdorimin e të gjitha produkteve tuaja dhe më pas të filloni t’i shtoni ato përsëri një nga një, thotë Morgan Rabach. Megjithëse ajo thekson se është akoma e rëndësishme të lani fytyrën tuaj në mëngjes dhe natën për ta mbajtur të pastër.
Një përfitim tjetër i pauzës nga tualeti është kohëzgjatja e produkteve. Kur e ndaloni rutinën tuaj të bukurisë disa herë, ose edhe nëse përdorni sasi më të vogla të produktit për disa ditë, ajo do të zgjasë më gjatë, dhe do të shpenzoni më pak para.