ShowBizzz

Një himn për Skënderbeun ka ardhur nga artisti Bekim Ibrahimi

Ai gjithmonë shquhet për këngë me tema të fuqishme, dhe vetëm pak ditë para festave të lavdishme shqiptare të Nëntorit ka sjellë një super projekt me titull “Unë jam Skënderbeu”. Fjala është për artistin e njohur Bekim Ibrahimi, i cili vazhdon të jetë mjaft aktiv me projekte të bukura muzikore.

Këtë herë ai ka zgjedhur t’i këndojë heroit shqiptar që e njeh krejt bota – Skënderbeut – dhe e sjell këngën mjaft bukur, si në interpretim, ashtu edhe në realizimin e klipit. Xhirimet janë bërë në sheshet “Skënderbeu” në Prishtinë e Tiranë, si edhe te memoriali i heroit në Lezhë dhe në kalanë e Krujës, duke treguar se heroi i kombit është i të gjithëve. Kudo e ngado ku ka shqiptarë, ka edhe Skënderbe.

Teksti është shkruar nga Lindita dhe Jahe Hoda, me muzikë të vetë artistit; aranzhimi dhe masterizimi mbajnë firmën e Edmond Zhulalit, ndërsa realizimi teknik është bërë nga Artfave Production, me pjesëmarrjen e Ansamblit “Haziz Ndreu” nën koreografinë e Avni Ndreut.

Një këngë që po pritet mjaft mirë dhe që pritet të mbetet gjatë në historinë e këngëve të bukura me vlera kombëtare. Këngën dhe klipin mund t’i gjeni në të gjitha platformat.