Një incident i rëndë sigurie u regjistrua të dielën në mëngjes në rezidencën Mar-a-Lago, në Florida. Një burrë i armatosur u qëllua për vdekje nga agjentët e Shërbimit Sekret pasi tentoi të hynte në perimetrin e sigurisë së pronës së ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas autoriteteve, personi u vu re pranë portës veriore të pronës, duke mbajtur një pushkë dhe një bidon me benzinë. Ai u neutralizua nga agjentë të Shërbimit Sekret, me mbështetjen e një zëvendës sherifi të qarkut Palm Beach.
Në momentin e ngjarjes, Trump nuk ndodhej në Mar-a-Lago, por në Shtëpia e Bardhë.
Identiteti i personit nuk është bërë ende publik, por dyshohet se është një i ri rreth të 20-ave. Hetimet po vijojnë, ndërsa një zëdhënës i FBI bëri të ditur se po mblidhen prova dhe u ka kërkuar banorëve të zonës të kontrollojnë kamerat e sigurisë për pamje të mundshme që mund të ndihmojnë hetimin.
/tiranapost
