Lajme

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident mes kamionit dhe veturës në autostradë

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në autostradë, rreth 29 kilometra larg Vërmicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Indeksonline se aksidenti ku një person ka humbur jetën ka ndodhur rreth orës 20:27.

“Në ora 20:27, policia është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradë, km i 29 nga Vërmica. Në aksident janë përfshirë dy automjete (një kamion dhe një veturë). Në vendin e ngjarjes pos njësive policore janë thirrur edhe ekipet mjekësore. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor një person është pa shenja jete, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë bartur për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Të Ngjashme