Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Majac të Podujevës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për Insajderin se bëhet fjalë për një të vdekur, teksa ka shtuar se në vendngjarje është nisur prokurorja e rastit, Bukurie Gjonbalaj.
Gazeta Insajderi ka marrë vesh nga burime brenda institucioneve të sigurisë se një grua është mbyllur në shtëpi dhe po kërcënon me veprime që i rrezikojnë jetën.
Në vendngjarje janë organet e rendit.
