ShowBizzz

“Një kapitull i ri në jetën time”, kjo ditëlindje është speciale për Chiara-n dhe të gjithë e dimë pse!

Chiara Ferragni feston sot 37-vjetorin e lindjes. Mes shumë urimesh, sigurisht që atë më të veçantin influencerja ia bëri vetë vetes. Përmes një fotoje me dy fëmijët e saj, ajo thotë se kjo ditëlindje është speciale për të, teksa falënderon familjen dhe miqtë që i gjenden afër në çdo moment.

”Kjo ditëlindje është speciale për mua. Si grua, si nënë, e di që gjithçka që mund të dëshiroja e kam këtu; dashurinë e fëmijëve, familjes dhe miqve. Faleminderit për mbështetjen”, shkruan mes të tjerash Chiara, duke theksuar se nis një kapitull i ri në jetën e saj.

TS Poll - Loading poll ...