Ne të gjithë e kemi përjetuar një situatë të ngjashme: Ju jeni duke folur me një person të veçantë dhe biseda papritur ndalet në një moment delikat. Si t’ia bëni që personi përballë jush të mos thotë: “Epo, ishte bukur të bisedoja me ty, por…”?
Pavarësisht se çfarë ndjeni, ky është një sinjal se jeni ende kurioz për partneren tuaj dhe ky është një tipar i rëndësishëm sepse kurioziteti është erëza e një marrëdhënieje të gjallë, pavarësisht nëse e keni njohur dikë prej dy muajsh apo prej 20 vjetësh.
Por, si të drejtosh pyetjet e duhura partneres, nga ato më të fortat te më të lezetshmet? Ja një listë:
Pyetje serioze:
-Çfarë mund të bëj për të të mbështetur kur je e stresuar ose e dëshpëruar?
-Çfarë gabimesh ke mësuar nga marrëdhëniet e mëparshme?
-A ka ndonjë gjë që nuk e di ende për ti mendon se është e rëndësishme për ta ndarë?
-A mendon se po kalojmë kohën e duhur së bashku?
-Cilat vlera janë më të rëndësishme për ty?
-Cila është gjuha jote e dashurisë?
-A mendon se mund të martohemi një ditë?
-Mendon se mund të kemi fëmijë një ditë?
-Si kanë ndikuar prindërit në pikëpamjen për marrëdhëniet?
-Pse përfundoi lidhja jote e fundit?
-A je e kënaqur me ekuilibrin midis punës dhe jetës personale?
Pyetje të ëmbla:
-Çfarë mendimi kishe për mua kur më të takove për herë të parë?
-A ka ndonjë gjë që mund të bëj që të ndihesh më pak e stresuar në ditët në vijim?
-Cila është mënyra jote më e mirë për të kaluar kohë cilësore së bashku?
-Cila këngë të kujton lidhjen tonë?
-Cili libër të kujton marrëdhënien tonë?
-Nëse dy të famshëm do të na interpretonin në një film biografik, kë do zgjidhje për të na portretizuar?
-Cila është gjëja më e ëmbël që dikush ka bërë për ty?
-Cila gjë të bën të ndihesh më e dashuruar?
-Si e kuptove që doje të bëheshe e dashura ime?
-Cila është gjëja e preferuar në lidhjen tonë?
-Çfarë komplimenti të pëlqen të dëgjosh më shumë?
-Cili kujtim i yni të bën gjithmonë të buzëqeshësh?