Bota

Një lokal në Tokio pranon se turistëve u marrim më shumë para dhe zbulon arsyen pse

Nëse flisni japonisht në mënyrë perfekte dhe shkoni në një udhëtim atje, do të paguani më pak para për çdo porosi, në një lokal sushi.

Një lokal në të cilin turistët paguajnë më shumë sesa vendasit, ose ata që e flasin gjuhën aq mirë sa duket si vendas, nuk e pranon në fakt që turistët po paguajnë më shumë.

Ata thonë që në fakt turistët paguajnë me çmimin normal, ata që në fakt paguajnë më pak janë vendasit, për të cilët bëhet tolerim.

‘Njerëzit thonë se është diskriminim, por është me të vërtetë e vështirë për ne t’u shërbejmë të huajve dhe është përtej kapacitetit tonë,’ tha Shogo Yonemitsu, i cili drejton Tamatebako, një skarë me ushqime deti dhe sushi në lagjen e zhurmshme tregtare të Tokios.

Ai pohon se turistët nuk paguajnë asgjë shtesë për shërbimin. Në vend të kësaj, ofron një zbritje prej 1,000 jen (6,50 dollarë) për vendasit. Një vendim i marrë jo për t`i favorizuar, por për t`i prioritizuar duke qenë se puna me vendasit është më e lehtë.



/tiranapost