Koreja e Veriut hodhi në erë rrugët që e lidhnin me Korenë e Jugut duke përshkallëzuar tensionet.
Lajmi u bë i ditur nga Komanda e Shefave të Përbashkët të Shtabit në Seul. Lëvizja, e njoftuar disa ditë më parë, është një shenjë e mëtejshme e tensionit në rritje midis Seulit dhe Penianit.
Rrugët e hedhura në erë nga ushtria e Koresë së Veriut ishin përdorur më parë për tregtinë ndërkufitare me Korenë e Jugut. Agjencia e lajmeve Yonhap raportoi se ushtria e Koresë së Jugut qëlloi disa të shtëna në përgjigje të shpërthimeve të Veriut që shkatërruan pjesë të dy rrugëve të rëndësishme ndër-koreane në territorin e saj.
🇰🇵🇰🇷SEOUL (@CNN) — South Korean military releases new video of North Korea blowing up 2 road / railways that used to connect the Koreas.
CNN Story: https://t.co/VXH8iZVrcd pic.twitter.com/x8wF2JhfS6
— Mike Valerio (@ValerioCNN) October 15, 2024
Tension nuk ka vetëm në tokë, por edhe në qiell. Lideri i Koresë komuniste, Kim Jong-un zhvilloi një takim të nivelit të lartë për sigurinë kombëtare për të vlerësuar dhe përpiluar një plan për “veprim ushtarak të menjëhershëm” në grindjen me Seulin për fluturimin e dromëve.
Peniani ka akuzuar Korenë e Jugut se ka shkelur 3 herë hapësirën ajrore me qëllim për të lëshuar fletushka me propagandë kundër regjimit diktatorial. Ne mesin e pjesëmarrësve në takimin e sigurisë ishte kreu i ushtrisë dhe ministri i mbrojtjes.
Ndërsa, Kim Yo-jong, motra e pushtetshme e liderin të Koresë së Veriut, tha se ka “prova të qarta” të përfshirjes së ushtarëve të Jugut në lëshimin e dronëve në Penian. Ajo kërcënon Seulin se do të paguajë një çmim të lartë për ato veprime.