Abby Hensel, 34 vjeçe, një mësuese amerikane që fitoi famë në një reality show me binjaken siameze, u martua në heshtje tre vjet më parë me Josh Bowling, infermier dhe veteran i ushtrisë.
Martesën e ka zbuluar për mediat TODAY.
Abby dhe motra e saj Brittany, ndajnë një trup dhe nga beli e poshtë të gjitha organet e tyre, duke përfshirë zorrën, fshikëzën dhe organet riprodhuese, i kanë të përbashkëta.
Në një dokumentar të filmuar kur vajzat ishin adoleshente, e ëma e tyre tha se ato ishin të afta të kishin fëmijë një ditë. ‘Po, ne do të bëhemi nëna’, – pranoi Brittany. Gjithashtu, në një intervistë tjetër Brittany përsëriti dëshirën e saj për të krijuar familje. Abby shtoi: ‘Po, ne do të bëhemi nëna një ditë, por nuk duam të flasim ende se si do të funksionojë’.
‘Njerëzit kanë qenë kureshtarë për ne që kur kemi lindur, për arsye të dukshme’, – thanë binjaket në episodin e parë të serialit të tyre me tetë pjesë.
Në një intervistë në vitit 2001, babai i binjakeve, Mike, tha se e kishte diskutuar këtë pjesë me vajzat e tij dhe se ato ishin pro martesës.
Abby Hensel