Shëndetësi

Një mëngjes i shëndetshëm, avokado me vezë

Një mëngjes i shëndetshëm me avokado dhe vezë. Plot proteina, i shijshëm dhe ideal për të filluar ditën plot energji

Avokadot janë të pasura me kalcium, fosfor, kalium, magnez dhe vitamiana E, A, B, C, K. Ndërsa vezët përveç proteinave, na furnizojnë me aminoacide, vitamina dhe acide yndyrore Omega 3.

Përbërësit:

▪ 1 avokado e pjekur
▪ 2 vezë
▪ 2 lugë çaji vaj ulliri
▪ një lugë çaji piper
▪ gjysmë limoni i shtrydhur
▪ kripë deti

Përgatitja:

– Ngrohni paraprakisht furrën mbi 220 gradë;

– Prisni avokadon në dy gjysma dhe hiqni farën;

– Me një lugë gërryeni përbrenda duke lënë rreth 1 cm tul;

– Merrni një letër furre dhe i shtroni në tavë. Vendosni gjysmat e avokadove;

– Hidhni pak limon. Hapni vezën dhe hidheni brenda në avokado. Shtoni vajin e ullirit, kripë dhe piper.

– Piqeni për 10 minuta ose derisa e verdha e vezës të jetë pjekur aq sa ju dëshironi.