Nëse nuk ju zë gjumi, nuk jeni vetëm pasi mungesa e gjumit është një problem në rritje që shqetëson shumë njerëz. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, privimi i gjumit mund të dëmtojë shëndetin mendor dhe të shkaktojë luhatje të humorit dhe mungesë fokusi.
Ai gjithashtu mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, diabetin, sëmundjet e zemrës dhe madje edhe goditjet në tru. Lajmi i mirë është se produktet që trajtojnë pagjumësinë po rriten dhe po bëhen më inovative se kurrë.
Si të përdorni vajin e livandës për të fjetur më mirë
Nëse dëshironi të shijoni gjumin gjatë gjithë natës, 2-3 pika livando poshtë jastëkut tuaj është zgjidhja ideale. Një mënyrë tjetër për ta përdorur është të aplikoni direkt një pikë livande në pëllëmbët tuaja duke e përzier me pak krem hidratues.
Gjithashtu, në banjën relaksuese që do të shijoni para se të shkoni në shtrat, mund të hidhni disa pika vaj esencial livando. Një zgjidhje tjetër është të vendosni në dhomën tuaj një aromatik me bazë livandoje.