Lajme

Një nënë në Kaliforni u vuri të njëjtin emër katër vajzave të saj – shpjegon arsyen

Një nënë nga Kalifornia ka bërë bujë në rrjetet sociale pasi ka zbuluar se i ka quajtur të katër vajzat e saj me të njëjtin emër: Mary.

Mary dhe bashkëshorti i saj Brian thonë se emri nuk ishte rastësi, por pjesë e një tradite të vjetër familjare.

Sipas saj, breza të tërë grash të forta katolike në familje kanë mbajtur emrin Mary.

Për të shmangur konfuzionin, secila vajzë thirret me emrin e dytë ose me një nofkë.

Çdo Mary është emëruar në nder të një anëtari të ndryshëm të familjes.

Edhe pse janë kritikuar online për zgjedhjen e pazakontë, prindërit thonë se vajzat i duan emrat e tyre.

Nëna thekson se familja nuk ka nevojë për miratimin e të tjerëve.

Ajo shton se emri Mary përfaqëson forcë, qëndrueshmëri dhe vlera që ajo dëshiron t’ua përcjellë vajzave të saj. 

Të Ngjashme