LifeStyle

“Një përballje, një sherr për këtë shenjë”, çfarë ka rezervuar hëna e re këtë javë, Meri Shehu: Priten ndryshime të mëdha

Hëna e re do të jetë në Akrep këtë javë dhe kush më mirë se astrologia jonë, Meri Shehu, mund të na ndihmojë për ta kuptuar më mirë atë.

E ftuar në emisionin “Rudina” këtë të hënë, ajo shprehet që hëna e re në Akrep do të sjellë shumë ndryshime të reja për secilën shenjë, por çfarë ndryshimesh do të jenë ato? Këtë na e zbulon Meri Shehu.

Dashi (2 yje)

Dy yje Dashët sepse hëna e re ndryshon ato që sapo kanë ndryshuar në çështjet ekonomike. Dashët nuk janë stabilizuar akoma psikologjikisht dhe shpirtërisht me ndryshimet që janë bërë, me shpenzimet që kanë pasur ose edhe me debatet. Tashmë duhet të futen në një rrjedhë të re ekonomike ose shpenzime ose si të themi, marrëveshje që të përfitojnë anë të reja ekonomike. Kështu që do jetë një javë e fuqishme ndryshimesh. Por edhe në çështjet personale, Dashët e kanë shumë të rëndësishme këtë javë sepse do marrin një vendim të rëndësishëm personal.

Demi (1 yll)

Demi me 1 sepse është një nga shenjat që e ka përballë hënën e re në Akrep. Kjo do të thotë që gjithë vullneti, dëshirat ose pasionin e ka partneri. Këta duhet të stabilizohen sipas marrëdhënies, ose sipas dëshirës ose energjisë së partnerit. Pra ndryshojnë të ndryshuarat. Shpresoj që së fundmi disa Dema mos të kenë ndryshuar bashkëpunime ose punë, pasi ju duhet të ndryshojnë edhe njëherë punë ose bashkëpunime e më e keqja të ndryshojnë edhe njëherë partnerë.

Binjakët (3 yje)

Është një ndikim i mirë i hënës së re në shenjën e Akrepit, përsa i përket rutinës së përditshme e cila ndryshon për mirë dhe i fut në një punë më të leverdisshme, më mendimtare, më të thellë ose më pasionante. Kështu që shumë Binjakë do të kenë një përballje, një sherr, por më së fundmi do të gjejnë një punë të re e cila mund të japë më shumë satisfaksion në jetën e tyre. Vetëm kujdes shëndetin se janë pak të lodhur Binjakët në këtë periudhë.

Gaforrja (4 yje)

Është një hënë e re që sjell ndryshime pozitive në jetën personale, në lidhje me fëmijët, me dashuritë e tyre ose me një projekt të rëndësishëm. Shumë Gaforre do të ndryshojnë gjëra të rëndësishme brenda vetes, ose brenda vetes do ndiejnë një dashuri të madhe. Në dijeninë e tyre, në qelizën e tyre, do të fillojnë do të kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë. Pra është si një kod i fshehtë brenda, i cili do t’i rizgjojë për një ndryshim të madh. Gaforret duhet ta kuptojnë instinktivisht, çfarë nënkupton ky kod i fshehtë në jetën e tyre.

Luani (2 yje)

Marrin 2 yje Luanët sepse do merren me shumë çështje familjare, ndryshime shtëpish, punësh ose çështje karriere. Ka disa gjëra që janë më të forta sesa ata duan, ose është një ndryshim që ata nuk duan të bëjnë dhe i surprizon ky ndryshim. Kështu që një surprizë ndryshimesh edhe Luanin më optimist e vë pak në dilema, dhe thotë: ‘Tashmë a do jem prapë Luan atje ku do vete? Do ndryshoj apo mos kam humbur pozicionin? Nuk jam prapë Luani që pretendoja se isha?’ Kështu që do shikojmë që Luanët do vendosin në dilemë veten e tyre.

Virgjëresha (3 yje)

Jeni në një pozicion të mirë me hënën e re në Akrep, megjithëse do merrni lajme të reja në lidhje me punën. Do keni projekte të reja, do futeni në ideale të reja, do shikoni shumë mundësi para jush, por edhe nuk do vendosni dot në këtë kohë. Kështu që një lajm sjell një tjetër, përmbys një lajm tjetër dhe këtu mund të humbisni pak kohë. Megjithatë e rëndësishme është që hëna e re do vendosë që ju të bëni diçka të re në jetën tuaj. Një udhëtim, një studim, një punë, një projekt, një takim, një mesazh pse jo dhe një punë krijuese. Shikoj që keni dhe një takim shumë të bukur në këtë periudhë.

Peshorja (4 yje)

Mos harrojmë që Peshorja e ka Afërditën në shenjën e saj, planetin e dashurisë, kështu që janë në romantizëm e sipër, janë në dashuri e sipër. Hëna e re i jep edhe mbështetjen ekonomike, atë që nuk e kishin gjetur. Pra, nuk po gjenin rrugën e duhur për çështjet e tyre ekonomike, tashmë do të gjendet edhe rruga e duhur instinktivisht dhe shumë Peshore do menaxhojnë mirë e do ndiejnë që kanë një shans të mirë ekonomik para tyre.

Akrepi (5 yje)

Do marrin 5 yje sepse hëna e re është në shenjën e tyre. Do ndryshojnë të ndryshuarat, pra do ndryshojnë shumë koncepte në jetën e tyre. Do ndryshojnë mënyrën se si janë dashur, kë kanë dashur, pse e kanë dashur. Do ndryshojnë një punë, pse e kanë bërë, pse duhet ta bëjnë, si duhet ta bëjnë. Pra vjen një mori ndryshimesh dhe si të themi, çdo gjë e re përballet me gjëra të tjera të reja dhe surprizat nuk mungojnë në jetën e Akrepëve. Por e rëndësishme është që diçka e bukur do të ndryshojë në jetën personale dhe shumë Akrepë do ta shijojnë bukur.

Shigjetari (4 yje)

Megjithëse janë futur në një moment reflektimi dhe pak të lodhur e të stërmunduar me punën dhe mendime të ndryshme, kanë dalë nga errësira Shigjetarët dhe duke dalë nga errësira po shikojnë dritën në fund të tunelit. Po e shohin atë dritë në fund të tunelit. Shumë Shigjetarë do ndihen shpirtërisht të çliruar dhe aty do fillojnë atë revolucionin e tyre për të bërë gjërat ashtu siç mendojnë ata.

Bricjapi (3 yje)

Është aleate në Akrep për Bricjapët. I jep mbështetje, i jep një propagandë të mirë, i jep një punë të mirë, i jep një bashkëpunim të mirë, i jep një familje të mirë, por i jep edhe një takim shumë të rëndësishëm, i cili do jetë përfundimtar i bukur, por që do të ndryshojë komplet rrjedhën e jetës të shumë Bricjapëve. Në kuptimin që shumë Bricjapë ndryshojnë komplet mënyrën me të cilën kanë punuar deri tani ose njerëzit me të cilët kanë punuar. Pra kanë aleanca të reja.

Ujori (4 yje)

Edhe Ujorët do ndryshojnë punë, futen në karrierë të re. Ndonëse Ujorët kanë qenë kohët e fundit në ndryshime të mëdha. Kanë ndryshuar punë, shtëpi, kanë udhëtuar, kanë ndryshuar partneritete të ndryshme. Afërdita në Peshore ju jep shumë sharm dhe kontakte jashtë. Përsëri do hapet puna për kontakte jashtë ose me eprorë të rinj që do ju japin atyre përparësi për të zgjedhur, për të vepruar dhe për të menaxhuar punët e tyre.

Peshqit (5 yje)

Ja bëmë edhe fatin e mirë Peshqve sepse kanë qenë edhe ata të lodhur. Po sepse hëna e re sjell ndryshime, por kjo hëna e re nuk do t’i sillte të mira këto ndryshime nëse disa planete aty me hënën e re dhe Marsi që është në Akrep nuk do të bënin lidhje të bukur me Neptunin në Peshk dhe Plutonin në Bricjap, përndryshe kjo hënë e re do na kishte hedhur në erë të gjithëve. Por kemi fatin që Neptuni dhe Plutoni na ndihmojnë, kështu që dhe Peshqit do marrin lajme të mira dhe nuk do dalin fare jashtë programeve.