Lajme

Një person në Vushtrri dyshohet se u dërgoi mesazhe kërcënuese familjarëve, lirohet në procedurë të rregullt

Një person dyshohet se u ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese familjarëve të tij. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Vushtrri dhe u iniciua si “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

“Vushtrri / 21.08.2026 – 18:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar u ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese viktimave kosovare.

Palët janë sjellë në stacion policor, ku pas inicimit të rastit viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Të Ngjashme