Lajme

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

Një person është plagosur me thikë në Mitrovicën e Veriut.

Rastin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe është në kërkim të personit apo personave të dyshuar të përfshirë në këtë incident.

Të Ngjashme