Një person në Leposaviq ka raportuar se gjatë një ahengu është sulmuar fizikisht nga një person tjetër.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet nga njësitë përkatëse të Policisë janë duke vazhduar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë një ahengu, është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./teve1.info/


