Bota

Një person sulmon me hanxhar kalimtarët në Londër

Të paktën 4 persona janë plagosur rëndë në Londër pasi një 36 vjeçar i armatosur me hanxhar nisi të sulmonte kalimtarët në një stacion metroje në zonën e Hainault, në lindje të kryeqytetit.

Autori u neutralizua menjëherë nga policia. Mes të lënduarve janë dhe dy efektivë.

“Ne nuk besojmë se ka ndonjë kërcënim të vazhdueshëm ndaj komunitetit. Ne nuk po kërkojmë asnjë të dyshuar tjetër,” tha Policia.



/tiranapost