Në listën e kandidatëve për zgjedhjet federale në Bruksel është edhe shqiptari Juxhin Gjoni.
Në një intervistë për Euronews, Gjoni është shprehur optimist, pasi tha se do të ketë një rritje të ekstremit të djathtë, transmeton albinfo.ch.
“Besoj do të kemi një rritje të ekstremit të djathtë dhe do kemi një rënie te partitë e majta, ekologjike, socialistët, shanset janë pak të vështira. Unë këtu prej 5 vjetësh jam kryetar i partisë. Për herë të parë jam në një vend shumë të mirë brenda listës”, ka thënë ai.
Tutje, Gjoni ka deklaruar se prej 5 vjetësh është pjesë e partisë Envea.
“Është pak konservatore, që mban familjen, vlerat, traditat dhe është çështje emigracioni. Shohim që partitë e djathta krijojnë probleme që nuk pranojnë refugjatët. Mendoj se problemi fillon nga burimi, pse dikush duhet të ikë nga vendi i vet. Partitë e djathta dhe partia Envea mundohet të investojë te zgjidhja e problemit në vendburim”, ka shtuar tutje ai.