ShowBizzz

Një spektakël gjigant plot surpriza, por çfarë ndodhi pas finales së “Love Island Albania”?

Mbrëmjen e djeshme, pas një rrugëtimi 10 javor plot emocione, ka përfunduar me sukses edicioni i parë i “Love Island Albania”. Nën moderimin e Luana Vjollcës dhe pjesëmarrjen e dy opinionistëve Dalina Buzi dhe Olti Curri, ky format solli risi për publikun shqiptar.

Fituesit e këtij edicioni u shpallën Ueda dhe Arlind të cilët pavarësisht sfidave, ia dolën të fitonin jo vetëm zemrat e njëri-tjetrit, por edhe ato të publikut.

E pas përfundimit të spektaklit, festa mbrëmjen e djeshme ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. I gjithë stafi dhe ishullorët, kërcyen e kënduan së bashku në një nga lokalet e Tiranës.
Në këtë after party, ishullorët lanë pas çdo mëri dhe debat me njëri-tjetrin, duke shijuar mbrëmjen e gjatë pas eksperiencës unike që përjetuan.

Disa prej tyre mbyllën këtë rrugëtim single, e të tjerë do t’i shohim jashtë vilës teksa zhvillojnë historitë e tyre të dashurisë.