Edhe pse nuk e kishte patur në plan këtë sezon të ri televiziv, Dalina Buzi do jetë në ekran. Kështu ka zbuluar vetë ajo në një status në Instagram Stories, ku u tregon ndjekësve se si planet e saj kanë ndryshuar tërësisht.
“Kisha vendosur që s’do dilja në TV, por më ra telefoni papritur dhe OK, do jem”- shkruan ajo mes të tjerash, duke mos zbuluar se për çfarë projekti bëhet fjalë.
Opsioni i parë që na vjen në mendje është, ‘Dancing with the Stars”, që nis së shpejti sezonin e ri. Vitin e shkuar Dalina ishte pjesë e jurisë dhe ndoshta do e shohim sërish në këtë pozicion.
Opsioni i dytë është emisioni “Goca dhe Gra” ku ka qenë bashkëmoderatore prej dy sezonesh. Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me vijueshmërinë e programit, ndoshta do e shohim sërish aty.
Por, mund të jetë edhe një projekt i ri që nuk ka lidhje me asnjë nga alternativat e sipërpërmendura. Mbetet për tu parë.