Aksident me vdekje në autostradën Durrës-Tiranë.
Pesë automjete janë përfshirë në përplasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa një 45-vjeçar ka humbur jetën.
Pesë pasagjerë janë lënduar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:20.Sipas policisë, 45-vjeçari Hysen Balla është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni dhe, si pasojë e goditjes, ka humbur jetën në vendngjarje.
Pas përplasjes, automjeti i drejtuar prej tij është goditur nga tre mjete të tjera që po lëviznin pas. Përplasja ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa pesë pasagjerë kanë marrë lëndime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Drejtuesja e njërit prej automjeteve, A. V., dyshohet se është larguar nga vendngjarja pas aksidentit. Ajo është shoqëruar nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, të cilët po punojnë për përcaktimin e dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit.
Ky është aksidenti i dytë me vdekje i raportuar mëngjesin e sotëm në vend, pas përplasjes në aksin Levan-Tepelenë ku humbi jetën një 55-vjeçar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete.
Shtetasi H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.
Më pas, në aksident janë përfshirë edhe tre mjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
