Bota

Një tjetër foto e Princit Andrew në festat e Epstein trazon rrjetin

Një tjetër valë reagimesh ka shpërthyer në SHBA pas publikimit të dokumenteve të reja nga dosja Epstein, ku përfshihen edhe fotografi që pretendohet se lidhen me princin Andrew. Pamjet, të cilat nuk shoqërohen me sqarime për kohën dhe vendin e realizimit, kanë rihapur debatin mbi marrëdhënien e ish-dukës së Jorkut me Epstein.

Dokumentet janë deklasifikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, i cili thekson se janë hequr ose modifikuar të dhëna për të mbrojtur viktimat dhe për të mos cenuar hetimet ende aktive. Në dosje përfshihen gjithashtu email-e të vitit 2010 mes Epstein dhe princit Andrew, si edhe referenca për figura të tjera të njohura ndërkombëtare.

Princi Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në veprime të paligjshme. Sipas një shënimi të FBI-së, autoritetet amerikane nuk e konsiderojnë atë figurë qendrore në hetimin penal, por publikimi i materialeve e rikthen çështjen Epstein në vëmendjen ndërkombëtare

/tiranapost

Të Ngjashme