ShowBizzz

Një vit me Kres, Einxhel emocionon me fjalët si nënë

Ish-finalistja e Big Brother VIP Albania 1 dhe opinionistja e këtij sezoni të “Ferma VIP 3”, Einxhel Shkira, ka ndarë sot një moment mjaft të veçantë në rrjetet e saj sociale.

Djali i saj i dytë, Kres, feston ditëlindjen e parë, dhe Einxhel ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të shënuar këtë datë të rëndësishme.

Përmes një postimi në Instagram, të shoqëruar me një pamje nga momentet e para pas lindjes, ajo ka kujtuar çastin magjik kur e mori të voglin në krahë.

“U bë 1 vit nga dita që ti shpirt i bukur erdhe në jetë. Nga dita që ta dëgjova klithmën e parë dhe me dorën tënde të vogël kërkoje të shtrëngoje fort gishtin tim, sikur mezi kishe pritur të takoheshim,” shkruan Einxhel në dedikimin e saj.

Ajo e përshkruan këtë moment si një mrekulli, duke treguar emocionet e forta dhe dashurinë e shumëfishuar që solli ardhja e tij në jetë: “S’dija si mund të doja më shumë, si mund ta ndaja dashurinë… derisa ti më mësove që ajo shumëfishohet aq lehtë kur vjen në dritë një tjetër jetë.”

Kujtojmë se Einxhel dhe partneri i saj, DJ Dagz, gëzojnë një lidhje të bukur dashurie që nisi brenda shtëpisë së BBVA dhe tashmë janë prindër të dy djemve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Të Ngjashme