Si sot një vit më parë bota u zhyt në zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, pas një mbretërimi të gjatë të karakterizuar nga humanizmi, puna dhe përkushtimi për kombin e saj.
Pasuesi i saj Mbreti Charles III i ka bërë një nderim emocional nënës së tij në përvjetorin e parë të vdekjes, duke falenderuar gjithashtu njerëzit në mbarë globin për mbështetjen e tyre. Charles ripohoi gjithashtu zotimin se jetën do t’ia kushtojë shërbimit të tij si mbret i popullit.
Një mesazh prekës nuk mungoi në homazhet për përvjetorin e mamasë së tij , i cili u shpreh: “Në shënimin e përvjetorit të parë të vdekjes së Madhërisë së saj të ndjerë dhe pranimit tim, ne kujtojmë me shumë dashuri jetën e saj të gjatë, shërbimin e përkushtuar dhe gjithçka që ajo do të thoshte për secilin prej nesh. Unë jam thellësisht mirënjohës, gjithashtu për dashurinë dhe mbështetjen që i është treguar gruas sime dhe mua gjatë këtij viti, ndërsa ne bëjmë çmos për t’ju shërbyer të gjithëve”.
Si pjesë e përkujtimeve, Pallati publikoi sot një imazh të Mbretëreshës të zgjedhur personalisht nga Charles III. Ajo foto është realizuar më 16 tetor 1968, si pjesë e një seance zyrtare të dhënë për Cecil Beaton, e cila ndërroi jetë në vitin 1980. Fotoja u bë në Pallat kur Mbretëresha ishte në moshën 42 vjeçare dhe mbante veshur rrobat ‘Garter’ dhe diademën.
In marking the first anniversary of Her late Majesty’s death and my Accession, we recall with great affection her long life, devoted service and all she meant to so many of us.
I am deeply grateful, too, for the love and support that has been shown to my wife and myself during… pic.twitter.com/NfM6LDWTA0
— The Royal Family (@RoyalFamily) September 7, 2023