ShowBizzz

Një vjehërr si ajo! Ja dedikimi special i Xheraldinës për Sara Hoxhën

Sara Hoxha është kthyer në një personazh tepër të dashur dhe të ndjekur që pasi u bë e njohur për publikun shqiptar nga romanca me Ledri Vulën.

Sot është një ditë tepër e veçantë për të dhe familjen e saj pasi blogerja feston përvjetorin e lindjes.

Sara ka marrë shumë urime nga miq dhe të afërm, të cilat i ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, por ndër to menjëherë tërheq vëmendjen dedikimi special i Xheraldinës për nusen e saj.

Dyshja jo pak herë është komentuar në rrjet për marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën.

Xheraldina ka postuar një video të Sarës teksa kjo e fundit improvizon një audio në Tik-Tok.

Gëzuar ditëlindjen ylli i Ninit. Çokollata e Ninit”, shkruan Xheraldina krahas vidoes.