Si shkaku numër dy i vdekjeve, kanceri merr jetët e rreth 600 mijë amerikanëve çdo vit. Për krahasim, sëmundjet e zemrës (që mbajnë vendin e parë) vrasin më shumë se 650 amerikanë në vit, kurse aksidentet rreth 175 mijë.
E teksa lajmet për kancerin janë kryesisht të zymta, duket se realiteti mund të jetë disi më optimist. Njerëzimi po e fiton, edhe pse me hapa të ngadaltë, luftën ndaj kancerit.
Një studimi i publikuar në revistën “JAMA Network Open”, gjurmon trendet e incidencës dhe vdekjet nga kanceri dhe bën projektime për vitin 2040.
Dhe, autorët parashikuan se rreth 568.000 amerikanë do të vdisnin nga kanceri në vitin 2020, por projektuan se numri do të bjerë në 40 mijë deri në vitin 2040.
Kjo është një ulje me thuajse 28 për qind, pavarësisht se popullsia e SHBA-së pritet që të rritet në 374 milionë deri në 2040, pra një rritje me 12 për qind.
Kjo do të thotë që vdekjet nga kanceri mund të bien si në terma relativë, ashtu edhe në absolutë.
Por si shpjegohet kjo ulje e shifrave? Numri më i madh i vdekjeve nga kanceri i atribuohet kancerit të mushkërive, të cilat parashikohen të bien me më shumë se 50 për qind, nga 130.000 në 63.000.
Kjo rënie është kryesisht për shkak të uljes së përdorimit të produkteve të duhanit. Vdekje të tjera që parashikohen të zvogëlohen përfshijnë ato nga kanceri i zorrës së trashë, ai i gjirit, i prostatës dhe ovarian, ndër të tjera, si dhe nga leucemia dhe limfoma jo-Hodgkin (NHL).
Autorët ia japin meritën për shpëtimin e këtyre jetëve, ekzaminimeve me imazhieri dhe zhvillimit të shkencave bio-mjekësore.