Dea ka mbushur 28 vjeç dhe në ditën e saj më speciale ka marrë urime të shumta. Nuk ka munguar një urim as nga miku i saj i ngushtë Kristi, me të cilin është parë e shoqëruar gjithë verën.
Mirëpo urimi i Kristit i ka bërë përshtypje ndjekësve pasi ka qenë shumë shkurt.
“Gëzuar ditëlindjen Dea”, komentoi Kristi në postimin e ish-banores së BBV2.
Ndërkohë që kur Kristi kishte ditëlindjen, Dea bëri një postim veçanërisht për të, duke mbledhur momentet e tyre më të bukura dhe një dedikim të gjatë.