Një psikologe e Harvardit thotë se kur njerëzit ju takojnë për herë të parë mund t’ju gjykojnë në bazë të këtyre 2 kritereve…
Njerëzit ju përcaktojnë në pak sekonda, por çfarë vlerësojnë ata saktësisht?
Amy Cuddy ka studiuar për më shumë se 15 vjet së bashku me kolegët e psikologët Susan Fiske dhe Peter Glick përshtypjet e para të njerëzve dhe ka zbuluar këto modele ndërveprimi.
Në librin e saj të ri, “Prania” Cuddy thotë se njerëzit u përgjigjen shpejt dy pyetjeve, kur ju takojnë për herë të parë:
A mund ta besoj këtë person?
A mund ta respektoj këtë person?
Psikologët u referohen këtyre dimensioneve respektivisht si dashamirësi dhe kompetencë. Cuddy thotë se shumica e njerëzve, sidomos në kontekstin profesional, besojnë se kompetenca është faktori më i rëndësishëm. Por në fakt, dashamirësia ose besueshmëria janë faktorët më të rëndësishëm në mënyrën se si njerëzit ju vlerësojnë.