Hulumtuesit së fundmi kanë zbuluar arsyet prapa fenomenit se përse disa njerëz janë më të lidhur me kafshët sesa me njerëz tjerë.
Studimi, i cili është publikuar në revistën “Society and Animals”, është kryer nga hulumtuesit Jack Levin dhe Arnold Arluke.
Këta dy kanë dashur ta kuptojnë arsyen se përse disa njerëz brengosen më shumë për qentë sesa për njerëzit tjerë.
Eksperimenti kryesisht është përqendruar për të testuar nëse njerëzit pikëllohen më shumë nga abuzimi me kafshë apo nga abuzimi i një personi tjetër, transmeton Telegrafi.
Sipas eksperimenteve, njerëzit kanë tendenca që më shumë të pikëllohen kur kafshët abuzohen sesa për dhimbjen e njerëzve.
Ky reagim ka ndryshuar vetëm kur viktima ka qenë fëmijë.
Kjo mund të jetë për shkak se qentë janë gjithmonë më të dobët pavarësisht moshës, ndërkaq njerëzit e rritur besohet ta kenë kapacitetin për ta mbrojtur veten.
Por, një arsye tjetër mund të jetë edhe për shkak se njerëzit i shohin qentë si bebe apo si anëtarë të familjes së tyre.