ShowBizzz

‘Njerëzit nuk kanë dashur kurrë që ne të jemi bashkë’, Stresi flet gjerë e gjatë për raportin me Noizyn

Reperi i njohur Stresi ka dhënë së fundmi një intervistë për ku mes të tjerash ka folur dhe për bashkëpunimin e publikuar pak ditë më parë me Noizyn.

'Njerëzit nuk kanë dashur kurrë që ne të jemi

“Të them të drejten, jam interesuar duke pyetur dhe Noizy-n. Në Londër jemi numër 1 ‘trending’ prej tre ditësh dhe është shumë një këngë shqiptare të qëndrojë numër 1 ‘trending’ në Mbretërinë e Bashkuar. Kënga po ecën me ritmet e huaja, me thënë të drejtën e kemi pritur kështu. Çdo gjë ka qenë me paramendim, edhe shakaja që bëmë”, tregoi ai rreth bashkëpunimit të tyre.

'Njerëzit nuk kanë dashur kurrë që ne të jemi

I pyetur rreth zhurmës që shkaktuan në rrjet duke u shtirur sikur ishin zënë, Stresi zbuloi se ishte ideja e tij.

“Ideja ishte e imja, i thashë Noizy-t që ta bëjmë. Mirë më tha, po para koncertit. Edhe na erdhi mundësia para se të nxirrnim këngën. Njerëzit që ne na besojnë dhe kanë parë sa e shëndetshme është si shoqëri, janë mërzitur shumë nga kjo shaka, njerëz që me të vërtetë i vlerësoj, kurse njerëzit që me padurim presin të zihemi, çfarë nuk thanë. Ne i shihnim dhe vetëm qeshnim. Është shumë e vërtetë që ne kemi patur ato zënkat tona. Unë jam 36 vjeç tani dhe imagjino si kemi reaguar 23 vjeç. Janë rrethana të ndryshme, çdo gjë ka ndryshuar. Njerëzit nuk kanë dashur kurrë që ne të jemi bashkë, këtë ta them me dorë në zemër. Po nuk ia dolën dot ata njerëz. Unë jam pro i çdo njeriu që pajtohet me dikë. Kanë kaluar kur kemi qenë adoleshentë, se tani jemi në një moshë që nuk mund të bëjmë asnjë gabim. Nuk ka gjë më të mirë se dy njerëz të pajtohen. Fatkeqësisht ne kemi një publik shumë vulgar”, u shpreh reperi.

'Njerëzit nuk kanë dashur kurrë që ne të jemi