Njerëzit që qëndrojnë zgjuar deri vonë kanë rreth 50% më shumë gjasa të zhvillojnë diabetin e tipit 2, sipas një studimi të ri të prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit në Madrid.
Studimi analizoi të dhënat e mbi 5 mijë personave dhe gjeti se rreziku i shtuar për diabet tek ata që preferojnë të rrinë zgjuar vonë mbetet edhe pas llogaritjes së faktorëve të tjerë si ushqimi i keq, mungesa e aktivitetit fizik dhe pirja e duhanit.
Sipas studiuesit kryesor, Jeroen van der Velde, një arsye e mundshme është moskoordinimi i ritmit cirkadian me oraret e punës dhe jetës sociale, që mund të çojë në çrregullime metabolike.
Gjatë gjashtë vjetëve të ndjekjes, 225 persona u diagnostikuan me diabet të tipit 2, dhe studiuesit zbuluan se ata që qëndrojnë zgjuar vonë kishin edhe një indeks më të lartë të masës trupore dhe më shumë yndyrë viscerale, veçanërisht në mëlçi.