ShowBizzz

Njerëzit vetëm tani po e mësojnë kuptimin e emrit skenik të Eminemit

Ndonëse mund të duket e qartë për shumicën, disa njerëz vetëm tani mund ta kenë kuptuar origjinën e emrit të reperit Eminem.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers (ose Marshall Bruce Mathers III nëse duam të shkojmë në bazë të emrit të plotë), u bë i njohur në fund të viteve 90-ta me publikimin e albumit të tij debutues të njohur gjerësisht The Slim Shady LP.

Që atëherë, ai i ka kaluar 30 vjetët e fundit të karrierës së tij duke sfiduar dhe shpërfillur pritshmëritë e vendosura kundër tij.

Megjithatë, një përdorues i Reddit shtroi një dilemë që kishte të bënte me emrin skenik të reperit Eminem.

“Vetëm sa e kuptova që emri i Eminemit nuk është krejtësisht i rëndomtë”, shkroi një përdorues në Reddit.

“Emri i tij është Marshall Mathers. Inicialet MM. M and M. Eminem”, shkroi përdoruesi.

Me të kuptuar këtë, pati reagime të shumta nga të tjerët, të cilët nuk e kishin kuptuar këtë fakt më herët.

Megjithatë pati edhe të atillë, të cilët thanë se kjo tashmë dihet botërisht.

“Ai donte ta bënte emrin M&M, por e ndryshoi Eminem për shkak të arsyeve ligjore”, duke iu referuar brendit të çokollatës.