Njëzet persona që ishin në bordin e një e fluturimit të Singapore Airline që u trondit nga turbulencat, ndodhen ende në kujdes intensive.
“Numri i pacientëve në ICU mbetet i njëjtë,” u tha gazetarëve të enjten Adinun Kittiratanapaibool, drejtor i Spitalit Samitivej Srinakarin në Bangkok.
Nga 40 personat që janë në trajtim, 22 pacientë kanë lëndime të shtyllës kurrizore dhe gjashtë kanë lëndime të trurit dhe kafkës.
Pacienti më i vjetër në spital është 83 vjeç dhe më i vogli, një fëmijë dyvjeçar që pësoi një tronditje, shtoi ai.
/tiranapost