Shëndetësi

Njihuni me benefitet e mollës jeshile, dhe arsyet pse duhet t’i hani me lëkurë

Njihuni me benefitet e mollës jeshile, dhe arsyet pse duhet t’i hani me lëkurë Mollët jeshile mund të jenë njësoj të shëndetshme me mollët e kuqe, por shija e tyre është pakëz majoshe dhe e ëmbël në të njëjtën kohë.

Mollët jeshile janë një frut i shëndetshëm që ofron shumë përfitime për organizmin dhe lëkurën. Ato janë të pasura me fibër, minerale dhe vitamina. Përfitimet që vijnë nga këto fruta janë të larmishme.

Përmirësojnë tretjen

Mollët jeshile me gjithë lëkurë përmbajnë shumë fibër dhe përmirësojnë tretjen.

Kur të hani mollë jeshile, hajeni me gjithë lëkurë për të marrë dyfishin e vlerave.

Molla jeshile ndihmon në procesin e pastrimit dhe e mban mëlçinë të shëndetshme e të mbrojtur.

Lajeni mirë përpara se ta hani, duke përdorur sodë buke ose uthull të tretur në ujë.

Kanë pak yndyrna

Mollët jeshile kanë një nivel të ulët yndyrnash dhe ndihmojnë për qarkullimin e gjakut në organizëm.

Qarkullimi i mirë parandalon sëmundjet e zemrës.

Mollët jeshile janë të pasura me vitaminë K, e dobishme kundër mpiksjes së gjakut.

Burim i pasur i vitaminës A dhe C

Mollët jeshile janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C që mbron qelizat nga radikalet e lira dhe ul rrezikun e qelizave të dëmshme.

Ato gjithashtu përmbajnë shumë vitaminë A, që ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit.

Mollët janë të mira për kockat

Mollët jeshile janë të pasura me kalçium.