ShowBizzz

Njihuni me gratë heroina, bashkëshortët e të cilave po gjykohen padrejtësisht në Hagë

 

Në një nga periudhat më të ndjeshme për historinë e vendit, vëmendja është kthyer jo vetëm te proceset gjyqësore në Hagë, por edhe te gratë që po përballen me këtë sfidë larg syrit të publikut.
Ato janë bashkëshorte, nëna dhe shtylla të familjeve të tyre, që çdo ditë përballen me mungesën dhe me peshën emocionale të situatës.

Bashkeshortja e Hashim Thaqit, zonja Lumnije Thaçi

Lumnije Thaçi ka zgjedhur të qëndrojë larg ekspozimit të tepruar mediatik, por çdo dalje e saj është përcjellë me vëmendje të madhe. Ajo është parë shpesh në udhëtimet drejt Hagës për vizita, duke ruajtur një profil dinjitoz dhe duke treguar se është një grua dhe nënë e fortë që ruan dhe kujdeset jashtëzakonisht shumë për familjen e saj, shkruan Kosovarja.

Sevdije Krasniqi-bashkëshortja e Jakup Krasniqi

Sevdije Krasniqi është bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe një nga gratë që po përballet me sfidën e proceseve gjyqësore në Hagë.
Ajo ka zgjedhur të ruajë një profil të qetë, duke qëndruar larg zhurmës mediatike, por gjithmonë pranë familjes së saj. Në daljet e rralla publike, është shfaqur e përmbajtur dhe e vendosur, duke reflektuar forcë dhe qëndrueshmëri në një periudhë të ndjeshme.
Kujtojmë që ajo është një nga noteret më të njohura në vend, shkruan Kosovarja.

Shqipe Selimi – bashkëshortja e Rexhep Selimi

Shqipe Selimi është bashkëshortja e Rexhep Selimit dhe një nga figurat që ka qenë më e pranishme publikisht gjatë proceseve gjyqësore në Hagë.

Ajo është shfaqur në aktivitete dhe organizime mbështetëse, duke ndarë mesazhe reflektuese dhe duke falënderuar qytetarët për solidaritetin.

Për shumëkënd, Shqipe Selimi përfaqëson forcën e një gruaje që përballet me sfida të mëdha publike e personale, duke qëndruar krah familjes dhe duke ruajtur qetësinë në kohë të vështira.
Ajo njëherit është edhe deputete ku votat e qytetarëve nuk munguan ta merr edhe një mandat të ri , shkruan Kosovarja.


Violetë Veseli– bashkëshortja e Kadri Veselit

Violetë Veseli ka qëndruar pranë bashkëshortit të saj në një nga periudhat më të ndjeshme për familjen. E përmbajtur në paraqitje publike, ajo ka zgjedhur të flasë pak, por qartë, duke theksuar mirënjohjen për mbështetjen qytetare dhe rëndësinë e unitetit.

Në daljet e saj, është vërejtur një qëndrim i matur duke përcjellë mesazhe force dhe besimi. Përkrahja e saj e vazhdueshme shihet nga shumëkush si shtyllë e rëndësishme për familjen në këtë kohë sfiduese, shkruan Kosovarja.

Të Ngjashme