Dita e martë do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim, duke gjeneruar rrebeshe shiu, kryesisht në skajin jugor dhe gjysmën lindore të territorit.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të mbeten me vranësira dhe shira me intensitet mesatar në zonat jugore-juglindore, duke lënë pjesën tjetër të territorit nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, por pa reshje. Gjatë natës pritet përmirësim i theksuar i kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.Temperaturat e ajrit do të ulen në të dy vlerat ekstreme, duke u luhatur nga 3°C, temperatura më e ulët, deri në 24°C, që do të jetë vlera maksimale në rang territori.
Ad
Era do të fryjë e fortë, me shpejtësi mbi 70 km/h, nga drejtimi verior-verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim prej 5 ballësh.
