LifeStyle

Njollat e errëta në lëkurë – mënyrat natyrale si t’i trajtoni

Me kalimin e moshës dhe ekspozimin afatgjatë në diell, disa zona të lëkurës mbushen me njolla dhe pika ngjyrë kafe.

Ato shfaqen kryesisht në pjesën e duarve dhe në lëkurë duke ndikuar fort në paraqitjen e jashtme.

Këto njolla shfaqen si një reagim i melaninës ndaj plakjes së lëkurës.

Normalisht, ato shfaqen rreth të dyzetave dhe përhapen tek krahët, duart, këmbët dhe fytyra.

Nëse ruajnë të njëjtën madhësi si në fillim, këto njolla nuk përbëjnë një problem serioz.

Më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për produktet më të mira natyrale që ju ndihmojnë të zbehni këto njolla.

Qepa

Qepa është një nga përbërësit më të rëndësishëm të shumë kurave natyrale për lëkurën.

Qepa përmban shumë vitaminë C e cila ndihmon në zbardhjen e lëkurës.

Mjafton të prisni qepën gjysmë dhe më pas me të të fërkoni lëkurën me lëvizje rrethore.

Lëngun e qepës mbajeni në lëkurë.

Ekspertët rekomandojnë fërkimin e lëkurës me qepë në mëngjes dhe në darkë.

Xheli i Aloe Verës

Për këtë kurë ju nevojitet xheli i një gjetheje të plotë të bukës.

Përpunojeni në mikser deri sa masa të jetë e njëtrajtshme dhe më pas lyeni me të lëkurën me njolla.

Pasi ta mbani për një orë shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Kurën bëjeni dy herë në ditë.

Kastraveci

Për kurën me kastravec ju duhet vetëm gjysma e tij.

Ju mund ta fërkoni lëkurën me të dhe të mbani për 40 minuta e më pas ta shpëlani me ujë të ngrohtë.

Alternativa e dytë është që ta përpunoni kastravecin në mikser dhe më pas pastën ta vendosni në lëkurë për 20 minuta.

Uthull Molle Dhe Limon

Kjo kurë i eliminon njollat shumë shpejt.

Për të ju nevojitet lëngu i një limoni dhe një lugë gjelle me uthull molle.

Lëngi të dyjave duhet përzier dhe më pas aplikuar në lëkurë në mëngjes dhe në darkë.