ShowBizzz

Njomza vjen pa mamin në projektin e ri

Që prej kur debutoi në muzikë, Njomza, vajza e këngëtares së njohur Violetë Kukaj projektet i ka pasur vetëm me të.

Bashkëpunimet ‘Si dy shoqe’ e ‘Çikë nga diaspora’ rezultuan të suksesshme duke shtruar rrugën që Njomza të vijë në projekte edhe e vetme.

Fundjavën, ajo e ka zgjedhur për një këngën e parë solo.

Projekti titullohet ‘Pse u largove’ dhe është punuar brenda familjes, duke mbajtur vulën e vëllait të saj, Malit në miksim, masterizim e videoklip.

Nëse se keni dëgjuar ende, të plotë projektin e keni në vijim.