ShowBizzz

Noizyt nuk i dogjën “Ferrari”-n, por “Maybach”-un 120 mijë eurosh, Cllevio “sqaron” porosinë: M’preu n’besë mbreti

Këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy nuk i është djegur makina e modelit “Ferrari”, vlera e të cilit është rreth 30o mijë euro.

Kjo pasi, burime nga policia bëjnë me dije për “Ora News”, Noizyt i është vënë flaka makinë tjetër luksoze, prek afro 120 mijë eurosh.

Bëhet fjalë për mjetin “Maybach – Mercedez Benz”, të cilin Noizy e linte të parkuar kryesisht para lokalit të tij në Durrës.

Ndërkaq këngëtari Cllevio Serbiano, i cili dyshohet se fshihet pas djegies së makinës të Noizyt ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Pas lajmit se një vlonjat ishte paguar 2000 euro nga Cllevio  për të djegur makinën “Maybach” të Noizyt, reperi ka bërë një postim me një fragment kënge.

Kujtojme që i riu Siar Konti nga Vlora është shprehur se për te djegur makinen e Noizyt është paguar 2000 euro të cilat i janë dhënë nga këngëtari tjetër, Cllevio Serbiano.

Pas dëshmisë se te riut vlonjat, këngëtari nga Lushnja, Cllevio Serbiano që emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se problemet me Noizyn i ka sheshuar kohë parë.

Edhe pse ka dhënë këtë dëshmi, Cllevio rrezikon burgun për të disatën herë pas dëshmisë së vlonjatit nëse do të verifikohet se porosia është bërë pikërisht nga ai.

I riu që i ka djegur makinën Noizyt është kapur mat nga kamerat e sigurisë. Kujtojmë që makina e reperit te njohur është djegur pak ditë më parë në qytetin e Durresit.