ShowBizzz

🔥 Nora Istrefi “rikthehet” te ish-bashkëshorti, Roberti i dhuron unazë me diamant me vlerë 10 mijë dollarë: Mbaje ti deri sa…

Këngëtarja Nora Istrefi u rikthye përballë ish-bashkëshortit të saj, Robert Berisha, duke bërë një nga takimet e rralla televizive mes tyre, që pas divorcit.

Nora ishte e ftuar në emisionin që drejtohet nga vetë ish-bashkëshorti i saj, ku çifti foli hapur për jetën personale, karrierën dhe mbi rolin e tyre si prindër të vajzës së tyre, Renee.

Në mes të bisedave, Roberti surprizoi Norën me një gjest të papritur dhe të veçantë. Ai nxori një kuti të vogël me bizhuteri dhe i dhuroi Norës një unazë me diamant, të blerë në Shtetet e Bashkuara.

Image
Këngëtarja Nora Istrefi

Por, ai theksoi se kjo dhuratë nuk kishte të bënte me rikthimin e lidhjes mes tyre, por si një dhuratë simbolike për Norën, e cila do t’ja trashëgojë të bijës kur ajo të mbushe 18-vjeçe.

“Këtë unazën e mban ti deri sa Renee t’i bëjë 18 vjet”, i tha Robert, ndërsa shtoi “mos kontrolloni për çmime, se do thonë pastaj ku more Roberti10 mijë dollarë që bleu ketë unazë” Nora reagoi e habitur dhe e emocionuar nga ky veprim. Ajo shtoi me shaka se vajza e tyre do të gëzohet shumë për unazën, dhe se ajo do ta mbajë pak deri sa të rritet Renee.

“Do gëzohet Renne për këto unaza shumë të bukura, edhe unë po ja përdor disa kohë”, tha ajo.