Jetmir Salaj ka habitur ditën e sotme me një falje publike që ka bërë në Instagramin e tij për çiftin Luiz-Kiara.
Gjatë sezonit të dytë të BBV, Jetmiri ka qenë një ndër personazhet që më së shumti e ka kundërshtuar dashurinë e çiftit duke e quajtur të pavërtetë, ndërsa për moderatoren ka thënë se Kiara është me Luizin për interes, së bashku me Anaid Kalotin.
Duket se këto mendime me kohën i kanë ndryshuar Jetmirit, i cili përmes një Instastory i ka kërkuar falje çiftit.
“Së pari, duhet të kërkoj falje që nuk kam besuar te dashuria juaj. E dyta: uroj më të mirën për ardhmërinë tuaj.” – është shprehur ish-fituesi i BBV3.
lokimagazine