LifeStyle

‘Nuk dëshiron të komunikosh!’/ Ja se si ta mbyllësh shpejt një bisedë pa humbur respektin e tjetrit

Të gjithëve na ka ndodhur që të mbetemi ‘të ngecur’ në një bisedë që zgjat më shumë seç duhet. Ndonjëherë ato bëhen të pakëndshme, humbin kuptimin, ose thjesht të lodhin. Por të dish si të largohesh me edukatë dhe pa krijuar tension është një aftësi e dobishme dhe e nevojshme në ritmin e sotëm të jetës.

Konsulentja e komunikimit Aurora Michavila thekson se menaxhimi i kohës dhe energjisë nuk është egoizëm, por një formë vetërespekti.

Sa herë që themi ‘jo’ ndaj një bisede që nuk na shërben më, i themi ‘po’ kohës sonë, qetësisë dhe prioriteteve personale.

Shumë njerëz nuk largohen nga bisedat për shkak të presionit shoqëror ose ndjesisë së fajit, kanë frikë se mund të duken të pasjellshëm. Por të vendosësh kufij me mirësjellje është krejtësisht e pranueshme dhe shpeshherë e mirëpritur.

Ja disa fraza të thjeshta që mund të përdorni për të përfunduar një bisedë pa ofenduar askënd:

1.“Më vjen mirë që folëm, por tani duhet të largohem – kam diçka tjetër për të bërë.
2.“Ishte shumë këndshëm të flisnim. Do shihemi së shpejti!”
3.“Të falënderoj për këtë bisedë. Tani më duhet të merrem me disa gjëra.”

Gjithashtu, mënyra se si e përcjellim largimin ka rëndësi: një buzëqeshje, një lëvizje e qetë, apo një shikim drejt largimit e bën më të lehtë ndarjen.

Një tjetër truk i dobishëm është të vendosësh kufi kohor që në fillim: “Kam shumë pak kohë”, kjo përgatit tjetrin dhe parandalon situatat e sikletshme.

Në fund, të dish kur dhe si të largohesh nga një bisedë është një formë pjekurie. Nuk është mungesë respekti për tjetrin, është respekt për veten. Syri.net-bovary.gr.

Të Ngjashme