LifeStyle

Nuk do e besoni dot por ky është ushqimi që vidhet më së shumti në Evropë

Vjedhja e tonelatave të djathërave të cilësisë së lartë është në rritje në Evropë. Arsyeja zbulohet nga një hetim i cili flet për një treg të zi me vlerë miliona euro në vit që anashkalon çdo lloj sanksioni apo kufiri. Në Mbretërinë e Bashkuar, një prodhues nga Uellsi u mashtrua me një porosi të rreme në internet nëpërmjet një faqeje të specializuar, e cila në fakt doli të ishte një grabitje prej 300,000 mijë paundësh.

Rusia është zakonisht destinacioni përfundimtar i shumë ngarkesave të vjedhura, me rrugë përmes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë. Objektivi numër një është Parmigiano Reggiano, gjë që ka detyruar shumë supermarkete të marrin masa të forta sigurie, duke mbrojtur djathërat e shfaqur në rafte me ambalazhe kundër vjedhjes. Edhe kompanitë prodhuese po ndërmarrin veprime, duke adoptuar forma mikroçipësh me karta identiteti specifike për produktin.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve, ndaj është shumë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje e veçantë shëndetit të zemrës. Dieta luan një rol të madh në parandalimin e këtyre sëmundjeve dhe shumë ekspertë besojnë se nuk është e këshillueshme të hamë djathë nëse kujdesemi për shëndetin kardiovaskular. Është shumë e vërtetë se disa djathëra nuk janë shumë të mirë për zemrën, por ka ende opsione më të shëndetshme.

“Disa ushqime, të tilla si ato me yndyrë të ngopura dhe natrium, mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare”-tha kardiologu dr. Cheng-Han Chen për Parade. Në të kundërt, ushqimet me bazë bimore që janë të larta në fibra dhe të ulëta në yndyra të ngopura mund të jenë të dobishme për shëndetin e zemrës.

Megjithatë, edhe pse djathi përmban yndyrë të ngopur dhe natrium, kardiologu pohon se ai mund të jetë ende pjesë e një diete të shëndetshme për zemrën. “Djathi që zgjidhni nuk duhet të ketë shumë yndyrë të ngopur dhe natrium dhe duhet ta konsumoni me masë”-thotë ai. Ai tregon cili lloj djathi nuk është edhe aq i keq për zemrën.